Stanislav Lobotka, në listën e Barcelonës

Stanislav Lobotka, në listën e Barcelonës

  Problemet në mesfushën e Barcelonës vijojnë dhe në merkaton e verës drejtuesit do të kenë shumë punë për të bërë për ta përmirësuar këtë aspekt.

Oriol Romeu nuk e ka kënaqur aq sa duhet trainerin Xavi Hernandez, i cili e njeh shumë mirë këtë pozicion për arsye se ishte një ndër më të mirët në botë në të kaluarën.

Në disa sfida ish kampioni i Europës dhe botës me Spanjën ka aktivizuar Andreas Christensen në këtë pozicion, jo natural për të dhe situata nuk ka ndryshuar.

Sipas ‘ Sport ‘, tanimë pjesë e projektit ambicioz për të ardhmen, kryefjala e të cilit është rikthimi tek titujt është bërë Stanislav Lobotka.

Sllovaku impresionoi në sfidën ndërmjet Napolit dhe Barcelonës, e vlefshme për fazën e 1/8-tave në Champions League, i cili e njeh shumë mirë këtë skuadër për arsye se edhe në të kaluarën është përballur kur ishte pjesë e Celta Vigos.

Megjithatë, s’do të jetë aspak e lehtë për ‘’ Azulgranët ‘’ për arsye se Aurelio Di Laurentis pretendon minimalisht 50 milionë euro për 29 vjeçarin.

Largimi i Sergio Busquets drejt Major League Soccer ka lënë një boshllëk evident tek ‘’ Los Cules ‘’, të cilin nuk kanë mundur ta mbushin as me Oriol Romeun dhe as me danezin, edhe pse pozicioni natyral i tij është si mbrojtës.

Mungesa e titujve ka filluar të konsiderohet një problem serioz dhe merkatoja e verës do të jetë edhe njëherë një provë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Barcelonës.

Përfshirë sezonin aktual, janë bërë pesë të tillë në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ për ishi-n e Nordsjaellandit, i cili mund të rikthehet shumë shpejt në La Liga.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy