Alessandro Kacbufi nuk është më lojtar i Egnatias. Vetë lojtari ka njoftuar largimin nga rrogozhinasit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Nga sot nuk jam më pjesë e Egnatias. Falënderoj klubin, stafin, tifozët dhe të gjithë shokët e skuadrës për mbështetjen.”, shkruan Kacbufi. Mbrojtësi 22-vjeçar ishte i pafat në ndeshjen e fundit me Egnatian në Europë, teksa humbi penalltinë ndaj armenëve të Ararat.



