Hoti shënon sërish, Partizani barazon në miqësore (VIDEO)

Hoti shënon sërish, Partizani barazon në miqësore (VIDEO)

Partizani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në miqësoren ndaj sllovenëve, Maribor.

Engjëll Hoti gjeti sërish rrugën e rrjetës me Partizanin, duke shënuar edhe ditën e sotme, për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm të kuqve në minutën e 34-t. Megjithatë pjesa e dytë nisi me gol, ku këtë herë ishte Maribor që shënoi, për të barazuar shifrat.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, ndonëse të dyja skuadrat kërkuan me ngulm golin e dytë, që do iu jepte fitoren. Në tre takime miqësore, të kuqtë rregjistruan një fitore 2 - 1 ndaj NK Mura dhe dy barazime 1 - 1 respektivisht ndaj NK Jadran Dekani dhe NK Maribor duke mos pësuar asnjë humbje.

Partizani vazhdon përgatitjet për ndeshjen në Conference League, ku në turin e parë do të përballet me gjeorgjianët e Saburtalo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy