
Lista e Milanit në lidhje me kërkimin e një mesfushori që do të liderojë këtë repart është e mbushur por orët e fundit kuqezinjtë kanë shtuar një tjetër opsion . Bëhet fjalë për Hakim Ziyech të cilit fati nuk i ka buzëqeshur tek Chelsea pavarësisht se kryeqytetasit i arritën objektivat e sezonit . Polivalenca e marokenit pëlqehet shumë nga Stefano Pioli për arsye se krijon shumë variante ,fakt që do ta ndihmonte mbarëvajtjen e italianëve sezonin vijues.
Marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet klubeve respektive e bëjnë Milanin që të ëndërrojë transferimin e 28 vjeçarit ne ‘’ San Siro ‘’ për të cilin sipas Calciomercatos mendohet formula e huazimit me opsionin e blerjes definitive të kartonit në varësi të adaptimit të ishi-t të Ajax Amsterdamit . Në vigjilie të sezonit të ri ekstremit i mbetet që të vërë pikat mbi i dhe të diskutojë pozicionin tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’. Siç duket spastrimet e gjermanit kanë filluar dhe në vijim do ti duhet të jetë shumë i kujdesshëm në lidhje me zgjedhjet .
Milanit do ti bënte shumë punë prezenca e Hakim Ziyech sepse do ta ndihmonte sulmin për të qënë më i rrezikshëm si në Itali ashtu edhe në Europë.
39 ndeshje dhe 5 gola japin për të kuptuar se diçka nuk ka shkuar me Hakim Ziyech dhe ky opsion me siguri do të merret në konsideratë nga ky lojtar e ardhmja e të cilit pritet të vendoset shumë shpejt .



