Juventusi, sfidë Barcelonës për Bernardo Silvan

Juventusi, sfidë Barcelonës për Bernardo Silvan

Si në çdo merkato tjetër verore edhe në vijuesen do të zhvillohen sfida emocionuese ndërmjet gjigandëve në kontinentin e vjetër. 

Shumë lojtarë po spikasin, ndër të cilët përfshihet edhe Bernardo Silva. 

Mesfushori prej kohësh është pjesë e listës së Hansi Flickut por së fundmi edhe Juventusi ka nisur ofensivën për shërbimet e tij. 

Lajmi është publikuar nga ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ dhe duhet kujtuar se s’do të jetë aspak e lehtë për ‘’ Blaugranët ‘’ për ta arrirë objektivin duke qenë se ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ mbetet pëlqehet nga shumë lojtarë. 

Situata delikate e ‘’ Los Cules ‘’ në aspektin ekonomik i avantazhon paksa ish rekordmenët e Scudettos të cilët pretendojnë të rikthehen tek titujt sa më shpejt. 

31 vjeçari pëlqehet nga Luciano Spalletti dhe në fakt duhet theksuar se ka deklaruar dëshirën për të ndërruar destinacion. 

Sigurisht që bardhezinjtë janë tejet ambiciozë, me një histori suksesi shumë të gjatë dhe synojnë të jenë protagonistë në çdo sezon në kompeticionet pjesëmarrëse. 

Do të jetë një merkato verore me shumë të papritura por tashmë dyert e ‘’ Allianz Stadiumit ‘’ janë hapur për ishi-n e Monacos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy