Trajneri Inzaghi rrezikon shkarkimin, Interi ka gati zëvendësuesin

Trajneri Inzaghi rrezikon shkarkimin, Interi ka gati zëvendësuesin

Trajneri Simone Inzaghi, rrezikon seriozisht shkarkimin nga drejtimi i Interit. Humbja e fundit me Fiorentinën, ka lënë një shije të keqe te drejtuesit, që kanë kërkuar menjëherë takim me lojtarët dhe stafin teknik.

Mësohet se drejtuesit i kanë vendosur ultimatum trajnerit, për rezultate pozitive në tre ndeshjet e radhës dhe nëse kjo nuk ndodh, shkarkimi do të ishte i pashmangshëm.

E para do të jetë me Juventusin në gjysmëfinalen e Kupës, më pas me Salernitanën në kampionat dhe Benfica në Champions League.

Ziklatërit janë të “dënuar” për fitore, në të kundërt trajneri rrezikon shumë. Te Interi nuk duan të jenë të papërgatitur dhe e kanë gati zëvendësuesin.

Sipas raportimeve, thuhet se Cristian Chivu është kandidati kryesor për të drejtuar Interin deri në fund të sezonit dhe në rast se bind me rezultatet, atëherë mund të konfirmohet edhe për sezonin tjetër.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy