
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, është shprehur se mesfushori Paul Pogba, do të jetë në Botërorin e Katarit, që do të mbahet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, 53-vjeçar foli për repartin e mesfushës, ku tha se është e rëndësishme që lojtarët me eksperiencë të jenë në Botëror.
Po flasim për lojtarë tepër të kërkuar dhe me eksperiencë të madhe. Është e rëndësishme që ata të jenë të pranishëm në Botëror, por kurrë nuk jemi të sigurt.
Pogba? Natyrisht që jam në kontakt të vazhdueshëm me Paul. Pjesëmarrja e tij në Botëror nuk është fare në diskutim.
Kujtojmë se Pogba dëmtoi meniskun pak ditë më parë në miqësoren e Juventusit dhe u tha se rrezikon Botërorin. Mesfushori refuzoi edhe operacionin, për të mos rrezikuar në një event të madh si ai i Katarit.



