Barcelona nuk e harron  Angelo Gabriel

Barcelona nuk e harron Angelo Gabriel

 Prej kohësh Barcelona po tenton firmosjen me talentin e Santosit Angelo Gabriel , i cili vijon të lërë gjurmë tek brazilianët.

 Ky shtet njihet botërisht si një ndë prodhuesit më të mëdhenjë dhe katalanasit do të kërkojnë ti japin fund kësaj historie gjatë verës.

Duket kujtuar se në të kaluarën spanjollët goditën në shenjë me transferimin e Neymar Juniorit në ‘’ Camp Nou ‘’ , lojtar që rezultoi determinant dhe formoi një ndër tridentët më të rrezikshëm me Suarezin dhe Messi, të cilët e ndihmuan Barcelonën për të triumfuar në çdo kompeticion.

Ideja e drejtuesve është fillimi sa më shpejtë i bisedimeve , të cilët janë të gatshëm të  ofrojnë 30 milionë euro për mesfushorin 18 vjeçar.

Xavi Hernandez do ta ketë fjalën e fundit në lidhje me këtë operacion, i cili në sezonin aktual ka fituar Primera Division dhe Superkupën dhe në vijuesin do të tentojë të vijojë të njëjtën rrugë sepse prej shumë vitesh tashmë ‘’ Blaugranët ‘’ janë ngusht të lidhur me suksesin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy