Interi zgjat bashkëpunimin me Kolarov, Milani arrin marrëveshjen për blerjen e mesfushorit

Interi zgjat bashkëpunimin me Kolarov, Milani arrin marrëveshjen për blerjen e mesfushorit

Për shkak të krizës financiare, te Interi momentalisht nuk po mendojnë për ndonjë goditje të madhe në merkato, teksa janë përqendruar kryesisht te afrimet me parametra zero apo edhe te rinovimi me disa lojtarë.

Së fundmi ka qenë mbrojtësi i majtë, Aleksandar Kolarov, i cili ka rinovuar me ziklatërit edhe për një sezon. Nën drejtimin e Contes mbrojtësi serb qëndroi në stol si zëvendësues, ndërsa tashmë duke parë vështirësitë e skuadrës, trajneri i ri Simone Inzaghi mund t’i japë më shumë minuta.

Nga ana tjetër e qytetit, Milani thuhet se ka arritur narrëveshjesn me Brescia për transferimin përfundimtar të Sandro Tonali. Ky i fundit u mor në huazim në merkaton e verës së kaluar, ndërsa tashmë në mediat italiane thuhet se kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen për transferimin e lojtarit për 9 milionë euro plus shërbimet e Giacomo Olzer.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy