
Bashkë me evolucionin e Barcelonës po vihen re edhe shumë lojtarë të dalë nga akademia ‘’ La Masia ‘’ të cilët kanë filluar të bëhen pjesë e listave të zgjeruara të ekipeve të elites .
Mesfushori Gavi ka përfituar nga mbështetja e katalanasve duke shpalosur potencialin me anë të cilit ka fituar dy kandidatë shumë të fuqishëm. Bayern Munchen dhe Chelsea do të nisin një duel titanësh i cili nuk i dihet si mund të përfundojë sepse si gjithmonë suprizat në futboll mbeten prezente .
‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë përballë një situate të pazakontë për arsye të lidhjes së ngushtë të Roman Abramovich me Vladimir Putin dhe parashikohet se miliarderi rus do të jetë një ndër të shumtit që do të dalin të lagur nga kjo histori.
Në ‘’ Stamford Bridge ‘’ ka filluar të mendohet për një zëvëndësues të N’Golo Kantes dhe Gavi ka marrë pëlqimin e Thomas Tuchel për të lideruar mesfushën e kryeqytetasve në të ardhmen .
Nga ana tjetër, Bayern Munchen po kalon një moment të veçantë , të cilin e reflektoi edhe në kualifikimin në Champions League me shifra tenistike kundër Salzburgut dhe prej kohësh në ‘’ Allianz Arena ‘’ po mendohet rifreskimi i disa reparteve që nuk e kanë kënaqur aq sa duhet Julian Nagelsmann .
Talentit 17 vjeçar i mbetet pak më shumë se një vit për të përfunduar kontratën në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe fakti i mosrinovimit është një sinjal për Joan Laportan që mund ti shkaktojë një humbje të madhe ekipit të zemrës .
Bavarezët janë të fiksuar me Gavin, lojtar që ka ditur të përballojë presionin e madh që ndihet tek Barcelona duke kaluar me sukses të gjitha sfidat dhe sipas ‘ As ‘ nuk e shmangin propozimin 40 milionë eurosh gjatë verës vijuese për ta afruar në Bavari , aty ku çdo ditë përgatitet një ekip që synon të mposhtë çdo rival në të ardhmen .



