
Sezoni i sapopërfunduar, i cili e la jashtë Champions Leagues Liverpoolin, ekip që do të mjaftohet vetëm me Europa Leaguen , sigurisht vlen për një reflektim të thellë nga ana e drejtuesve, të cilët pritet të reagojnë në merkaton e verës për të tentuar ringritjen në të ardhshmin.
Mac Allister konsiderohet një ndër prioritetet e Jurgen Kloppit dhe drejtuesit kanë bërë gati çekun prej 80 milionë eurosh për argjentinasin.
Sipas Fabrizio Romanos, kampioni në fuqi i botës me ‘’ Albicelestët ‘’ rezultoi një ndër më të rëndësishmit e Brightonit , ekip i cili do të jetë pjesëmarrës në Europa League.
Kontaktet ndërmjet palëve kanë filluar dhe ‘’ The Redsat ‘’ shpresojnë ta arrijnë akordin, për një lojtar tejet cilësor .
Ecuria e shkëlqyer nën drejtimin e italianit Roberto De Zerbi, por edhe performanca në Botërorin e Katarit, e kanë shëndërruar 24 vjeçarin në objektivin kryesor të Liverpoolit për mesfushën , repart ku parashikohet se do të ndërhyhet më së shumti gjatë kësaj periudhe.



