Inter Miami insiston për Messin

Inter Miami insiston për Messin

Përfundimi i kontratës së Lionel Messit me Paris St Germain në 30 qershor i ka vënë në lëvizje pretendentët për arritjen e akordit me yllin argjentinas.

Major League Soccer është menduar ndër vite si një opsion për të ardhmen e kampionit në fuqi të botës , për të cilin Inter Miami nuk e ka humbur shpresën. Amerikanët pretendojnë të jenë protagonistë në të ardhmen dhe një ndër agjentët e kësaj lige Don Garber ka deklaruar kështu në lidhje me këtë mundësi :

“ Do të bëjmë maksimumin për arritjen e akordeve  me lojtarët më të mirë në qarkullim. Kjo tendencë vijon prej vitesh dhe shpresojmë të kemi sukses në këtë tentativë “ , përfundoi Don Garber .

Megjithatë , edhe rikthimi tek Barcelona është një mundësi e cila asnjëherë nuk është anashkaluar pasi siç dihet ‘’ Blaugranet ‘’ kontribuan në rritjen dhe zhvillimin e Lionel Messit deri në shëndërrimin në një ndër lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Në fakt për 35 vjeçarin nga Rosario në asnjë merkato  nuk kanë munguar pretendentët, ndër të cilët së fundmi ishte edhe Al Hilal , drejtuesit e të cilit i ofruan  300 milionë euro në sezon por shtatë herë fituesi i ‘’ Topit të Artë ‘’ vendosi të vijojë eksperiencën në futbollin më spektakolar në glob.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy