Starova: Faza e katërt rrezik për të lënë pikë kudo, Kukësi mund ta kapë Europën

Starova: Faza e katërt rrezik për të lënë pikë kudo, Kukësi mund ta kapë Europën

Sulejman Starova, ish-trajneri i shumë skuadrave në Superligë, aktualisht drejtor i klubit të Teutës, shprehet se kampionati ka hyrë në fazën më interesante dhe titullin do ta fitojë ai ekip që gabon më pak në ndeshjet direkte. Në emisionin Skaner në MCNTV ai shtoi se diferencën do ta bëjnë edhe ndeshjet me ekipet e vendeve të fundit, të cilat kanë aftësi të gjitha për të marrë pikë.

“Java pati dy fitore në transfertë, e Teutës dhe e Kukësit. Kjo e fundit tani do mundohet të kapë Kupën e Europës të cilës i është larguar në mënyrë drastike. Teuta bëri një ndeshje të mirë, duke patur parasysh që Apolonia i ka hapur Tiranës mjaft probleme.

Rreziku tani është se mund të lësh pikë kudo. Barazimi me Kastriotin i Teutës në shtëpi nuk është çudi. Këto fitoret e fundit me kundërshtar direkt bëjnë diferencën. Po duhet parë dhe çfarë do bëjnë kryesueset me skuadrat e fundit, sidomos më Skënderbeun që është ringjallur,”-u shpreh Starova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy