Interi do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme pas pauzës së kombëtareve, siç është ajo ndaj Juventisit.
Përballje mes dy pretendentëve për titull, që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Megjithatë situata te zikalëtrit nuk duket më e mira e mundshme.
Mbrojtësi titullar, Alessandro Bastoni, shfaqi probleme muskulore gjatë grumbullimit me kombëtaren e Italisë dhe analizat treguan se do të jetë jashtë për rreth 1 muaj. Bastoni humb kështu sfidën me Juventusin dhe jo vetëm.
Probleme ka shfaqur edhe Hakan Calhanoglu, i cili është i grumbulluar me Turqinë. Lojtari po kalon një gjendje gripale, por pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.



