“Dikur Shqipëria luante në Korçë”, Xhixho për stadiumet: Kuksianët tani të mos mendojnë të ikin jashtë

“Dikur Shqipëria luante në Korçë”, Xhixho për stadiumet: Kuksianët tani të mos mendojnë të ikin jashtë

Gazetari i sportit, Pano Xhixho, për stadiumin e ri, u shpreh se është një lajm i mirë për qytetarët e Kukësit, pasi skuadrën në 3 vite e kanë parë vetëm në TV.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho kujtoi edhe të kaluarën, kur Shqipëria detyrohej të luante miqësoren me Maqedoninë e Veriut në stadiumin e Korçës, pasi “Qemal Stafa”, nuk i plotësonte kushtet.

Nëse ka një vullnet të përbashkët nga të dyja palët, vetëm të mira do ketë futbolli. Në të kaluarën, Shqipëria detyrohej të luante miqësoren në Korçë, për shkak se “Qemal Stafa” nuk plotësonte asnjë kriter. Janë ndërtuar 4 impiante dhe kjo është diçka shumë e mirë. Stadiumi çon edhe Kukësin në qytetin e vetë, që të kenë edhe një kimi.

Kuksianët prej 3 vitesh e shikonin vetëm në TV ekipin e tyre, tani do i kenë nga afër. Lajmi i mirë është që stadiumi i ri ishte mbushur edhe me femra. Ky do jetë shembull i mirë për të rinjtë e Kukësit, që të mos shkojnë jashtë, por të vazhdojnë të shikojnë të ardhmen në vend. Kukësi mund t’i luajë në shtëpi ndeshjet e Europës, deri në një fazë të caktuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy