
Leo Messi nuk do të luajë për Barcelonën në sezonin e ardhshëm dhe kjo u zyrtarizua nga vetë klubi katalanas ditën e djeshme, që njoftoi se kontrata me argjentinasin nuk do të rinovohet, për shkak të rregullave të La Ligës dhe problemeve financiare.
Menjëherë pas kësaj, në media kanë nisur të qarkullojnë zëra, në lidhje me të ardhmen e “Pleshtit”.
PSG dhe Manchester City janë dy klubet që përflitet se interesohen për shërbimet e Messit. Megjithatë ka qenë vetë trajneri i City, Pep Guradiola, i cili ka zbuluar se skuadra e tij nuk do të firmosë me 34-vjeçarin.
“Kemi shpenzuar 100 milionë paund për Gealish, sepse ishim të bindur për të dhe nuk mendonim se Leo do të braktiste Barcelonën. Për momentin Messi nuk është në planet tona. Largimi i Messit ishte surprizë e madhe për të gjithë, përfshirë edhe mua. Presidenti ishte i qartë sot. Unë nuk fola me lojtarin apo me presidentin. Si tifoz doja që të qëndronte. Jam i lumtur që kam punuar me lojtarin më të jashtëzakonshëm që kam parë në jetën time.”, u shpreh Guardiola.



