
Kalimi në ‘’ Stamford Bridge ‘’ nuk ka rezultuar ashtu siç pritej për Hakim Ziyech . Hollandezi është ndeshur me shumë peripeci duke evidentuar se akoma nuk është i përgatitur për sfida të tilla.
40 milionët e paguara nga Roman Abramovich në janarin e 2020- tës konsiderohen një investim jo i qëlluar në shenjë nga londinezët që tashmë duhet t’ia hapin rrugën marokenit për ta përmirësuar të ardhmen .
E kaluara e 28 vjeçarit ishte brilante në atë Ajax që theu çdo parashikim duke arritur në gjysëmfinalet e Champions Leagues por me të mbërritur në Londër e nisi keq eksperiencën fillimisht me Frank Lampard në stol dhe më pas me Thomas Tuchel , trainer që i dha shumë shpejt rezultatet duke ngritur trofeun më të rëndësishëm europian për klube.
Momenti kritik i mesfushorit në karrierë është marrë në konsideratë nga Diego Simeone që kërkon ta afrojë tek Atletico . ‘’ Los Colchoneros ‘’ filluan kontaktet me mesfushorin në kohën kur aktivizohej me hollandezët por milionat e Roman Abramovich e bindën për të lënë ‘’ Johan Cruyff Arena ‘’ dhe të provonte veten në Premier League .
‘’ El Cholo ‘’ ka privilegjin të ketë një skuadër të kompletuar me lojtarë që bëjnë diferencën si Joao Felix , Rodrigo De Paul , Yannick Carrasco , Thomas Lemar , Angel Correa apo Marcos Llorente dhe një transferim i mundshëm i Hakim Ziyech në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do ti jepte më tepër variante 52 vjeçarit.
Edhe pse aventura me Chelsea-n si ka rezultuar ashtu siç e priste, shpresat nuk janë shuar sepse kampionët e rinj të La Ligas mund ti ofrojnë një ambjent që do ta ndihmojë për të avancuar .
Me mbërritjen në Angli , Hakim Ziyech rendimentin për tu harruar e ka kanalizuar në 49 ndeshje dhe 8 gola dhe Atletico parashikohet si streha e tij e ardhshme dhe nëse do ta veshë bluzën e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ do të konsiderohej ndër transferimet më pikante të merkatos verore .



