
Gjatë merkatove vijuese thuhet se Karim Adeyemi do të jetë një ndër protagonistët.
23 vjeçari po bën mirë edhe në sezonin e katërt me Borussia Dortmundi dhe tashmë drejtuesit e Liverpoolit kanë filluar të punojnë me shumë përkushtim për transferimin e tij në ‘’ Anfield Road ‘’.
Kontrata me ‘’ Verdhezinjtë ‘’ i skadon në qershorin e 2027-tës dhe mendohet se vera e ardhshme do të jetë përcaktuese për të.
Presidenti i Borussia Dortmundit Reinhold Lunow ka deklaruar se nuk do të pranojë një ofertë poshtë 75 milionë eurove në sajë të kontributit të dhënë gjatë kësaj kohe.
Sigurisht ngjarjet në futboll ndryshojnë shumë shpejt dhe Karim Adeyemi konsiderohet një pilar në 11-shen e Niko Kovaç.
Në rastin e mosrinovimit me ish nënkampionët e Champions Leagues, ‘’ Të Kuqtë ‘’ do ta kenë avantazhin për ta patur pjesë të tyren.
Ishi i Salzburgut është i duhuri për futbollin që luhet në Premier League, i cili spikat për shpejtësinë, teknikën dhe efektivitetin në duelet një kundra një.
Në fakt presidenti i Liverpoolit ka ofruar rreth 20 milionë euro për yllin e ekipit nga Ruhr, shifër e cila konsiderohet inferiore në krahasim me vlerat reale të tij.
Pritet që e ardhmja e tij të zgjidhet në merkaton e dimrit ose atë të verës i cili është i ndërgjegjshëm se bëhet fjalë për një ekip elite, në Angli dhe Europë.



