Në fundjavë, Kategoria e Parë luajti javën e katërt, ku nuk munguan rezultatet surprizë.
Tomori ndali Dinamon, në një barazim 1-1. Pavarësisht barazimit, kryeqytetasit mbeten në vendin e parë me 8 pikë, po aq sa Korabi dhe Tërbuni.
Apolonia mposhti pastër në derbi Lushnjën, duke triumfuar 3-0. Skënderbeu regjistroi fitoren e parë sezonale, teksa mposhti me përmbysje Luzin me rezultatin 1-2.
Ndërkohë Flamurtari mposhti 2-0 Besën, ndërsa Korabi triumfoi 2-1 ndaj Turbinës. Ndeshje spektakolare ishte edhe ajo mes Besëlidhjes dhe Tërbunit, që u mbyll me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 2-3. Oriku u mposht minimalisht nga Burreli.
Renditja:



