
Klubet italiane kanë marrë lajmin e mirë, për hapjen e stadiumeve në kapacitet të plotë. Qeveria italiane ka vendosur që nga 31 marsi, stadiumet të hapen me kapacitet 100%.
Kjo vjen si pasojë e përmirësimit të situatës shëndetësore nga Covid-19. Stadiumet në Itali mund të hapen edhe më herët në kapacitet të plotë, pasi po punohet për datën 24 mars, kur Italia përballet me Maqedoninë e Veriut në Palermo.
Gjatë këtij sezoni, vendimi për tifozët ka ndryshuar shpesh, teksa fillimisht u lejuan që stadiumet të hapen në 75%, më pas u ul në 50%.



