Sfida në Champions League, Ismajlgeci: Tirana e vërtetë do e shikojmë nesër

Sfida në Champions League, Ismajlgeci: Tirana e vërtetë do e shikojmë nesër

Mbrojtësi i Tiranës, Marsel Ismajlgeci, shprehet besimplotë, se skuadra e tij do ia dalë të përmbysë humbjen 0-1 të ndeshjes së parë ndaj Dudelange, për të vazhduar në turin e dytë në Champions League.

Duke folur për mediat, Ismajlgeci, u shpreh se Tirana e vërtetë do të shihet nesër, pasi në ndeshjen e parë e neglizhuan kundërshtarin.

Duke parë që nuk ishte fushë me përmasat e duhura, ne jemi mësuar në “Air Albania” që e mbajmë topin dhe do jetë komplet ndryshe. Ne kemi parë videot e atyre dhe do jemi më agresivë se ato. Performanca ime nuk ishte më e mira, por këtë herë besoj do jetë shumë herë më e mirë dhe besoj se çunat janë gati për këtë ndeshje. Që kur ka mbaruar ndeshja kemi pasur shumë besim që do e kthejmë këtu dhe e di që do e kthejmë këtu.

Nuk ishim më agresiv, nuk ishim shumë të përqendruar, por Tiranën e vërtetë do e shikojmë nesër. Duke pasur profesorin dhe duke ditur çfarë eksperiencash ka në Europë, na ka marrë secilin dhe na ka treguar çfarë mund të bëjmë më mirë. Kjo na ka mjaftuar. Duhet të kemi besim dhe të luajmë për 90 minuta. Nesër jo vetëm unë por gjithë ekipi do japim 100%, pasi e neglizhuam kundërshtarin atje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy