
Java e tretë e Superiores do të luhet në dy ditë, të shtunën kur janë planifikuar të zhvillohen 3 ndeshje dhe të dielën, kur do të luhen 2 ndeshjet e tjera.
Padyshim sfidat më interesante janë të shtunën, aty kur nga ora 13:45, luhet sfida mes Laçit dhe Kukësit. Por, nuk përfundon këtu! Ora 16:45 rezervon një tjetër ndeshje të rëndësishme, siç është ajo mes Teutës dhe Dinamos.
Kryesfida e javës luhet në 19:45, kur Partizanit përballet me Vllazninë. Të dielën do të luhen Egnatia-Skënderbeu dhe Kastrioti-Tirana.
JAVA E 3-TË E KATEGORISË SUPERIORE:
E SHTUNË (25 SHTATOR)
Laçi-Kukësi ora 13:45
Teuta-Dinamo ora 16:45
Partizani-Vllaznia ora 19:45
E DIEL (26 SHTATOR)
Egnatia-Skënderbeu ora 13:45
Kastrioti-Tirana ora 13:45.



