
Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se dëshiron të shikojë një kampionat, ku të aktivizohen sa më shumë të rinj.
Bushi tha se në Kategorinë e Parë, veçanërisht te Vora dhe Elbasani, ka lojtarë cilësorë.
Dua të shikoj një kampionat me sa më shumë të rinj. Duhet një punë e madhe tek akademitë. Punohet shumë pak. Elbasani dhe Vora kanë lojtarë cilësorë për Kombëtaren U-21.
Dinamo më pëlqeu shumë në javën e parë. Kishte një futboll ndryshe nga ajo që kemi parë. Është një trajner që guxon. Ndeshjet e tjera nuk i kam parë.



