Inter ka hedhur një hap të gabuar për llogari të javës së 16 të Seria A pasi ka barazuar 2-2 me Romën. Skuadra zikaltër fillimisht e pa veten në disavantazh, ndërsa më pas përmbysi në pjesën e dytë me Skriniar dhe Hakimi.
Gjithsesi Roma nuk e la me kaq duke barazuar me Mancini-n pak minuta para se të përfundonte sfida. Një barazim që e çon Interin -3 pikë nga MIlani kryesues, ndërsa javën e ardhshme do të presë në Milano Juventusin.
Sakaq po sot Lazio ka fituar 0-2 në transfertë kundër Parma-s, ndërsa Napoli ka mposhtur 1-2 Udinese-n.



