
FIFA publikoi renditjen e përditësuar për kombëtare. Shqipëria ka humbur dy pozicione, teksa nga vendi i 62-të, zbret në vendin e 64-t.
Edhe Kosova, ka zbritur me një vend, ndërsa mban vendin e 102-të. Këto ndryshime, vijnë pas dy kompeticioneve, Kupa e Azisë dhe Kupa e Kombeve.
Nuk ka ndryshime në dhjetë vendet e para, me kryesimin që mbahet nga Argjentina, e cila ndiqet nga Franca, Anglia, Belgjika dhe Brazili.



