Kandidati i Atleticos për stolin

Kandidati i Atleticos për stolin

Spekullimet e shumta gjatë kohëve të fundit në lidhje me të ardhmen e Diego Simeones kanë filluar ti frikësojnë drejtuesit e Atletico Madridit . 11 vitet nën drejtimin e ‘’ El Cholos ‘’  konsiderohen tejet të suksesshme sepse ‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë shijuar fitimin e trofeve të paparashikuar më përpara por aktualisht nxënësit e argjentinasit kanë rrëshkitur disi .  

Me një kontratë deri në 30 qershorin e 2024-tës dhe faktin e të pasurit besimin absolut të drejtuesve të lideruar nga presidenti Enrique Cerezo , 51 vjeçari ndodhet midis dy zjarresh sepse  rezultatet e fundit i kanë gjeneruar shumë dyshime për qëndrimin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

Në kohët e sotme është e vështirë që të përfshihesh ndër më të mirët jo vetëm të Spanjës por edhe Europës dhe me potencialin që e karakterizon Diego Simeone ja ka dhënë këtë privilegj Atleticos .

Por ndryshimet janë konstante  dhe mendohet vetëm për të ardhmen dhe natyrisht  një skuadër me komponentët në përbërje duke mos anashkaluar  historinë e sukseseve gjatë viteve të fundit i ka paraprirë situatave të pakëndshme duke  deklaruar një emblemë si kandidatin e ardhshëm për pankinën e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ .

Fernando Torres , i quajtur ndryshe si ‘’ El Nino ‘’  ka marrë vlerësimin e manjatit spanjoll, i cili po bën një punë për tu duartrokitur në ekipet inferiore , aventurë që e mban në lojë që një ditë të marrë në dorë fatet e ekipit të parë .

Tani për tani ish golashënuesi i ‘’ La Furia Rojas ‘’ mbetet opsioni preferencial i Atleticos , një skuadër tek e cila presioni për të dhënë më të mirën është i vazhdueshëm dhe me ishi-n e River Plate është përballuar siç duhet deri në momentin që flasim .

Arritjet e Diego Simeones konceptohen shumë të vështira për tu përseritur nga një tjetër trainer, por jo të pamundura dhe dashuria e Fernando Torres për skuadrën e zemrës mund ta ndihmojë që të vijojë rrugën e suksesit gjithmonë nëse argjentinasi do ti japë fund eksperiencës në kryeqytetin spanjoll.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy