Newcastle triumfon me “poker” ndaj Tottenham-it, Atletico Madrid feston me përmbysje

Newcastle triumfon me “poker” ndaj Tottenham-it, Atletico Madrid feston me përmbysje

Newcastle mposhti me rezultatin e thellë 4-0 skuadrën e Tottenham-it, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Premier League.

Dopieta e Isak dhe golat e Gordon e Schar, i dhanë fitoren bardhezinjve, që ngjiten në vendin e gjashtë me 50 pikë të grumbulluara. Ndërkohë “Spurs”, mbajnë vendin e pestë në renditje me 60 pikë.

Triumf të rëndësishëm regjistroi në La Liga edhe Atletico Madrid, që mposhti me përmbysje në shtëpi Gironën, me rezultatin 3-1. Dopieta e Griezmann dhe goli i Correa-s, e bënë të pavlefshëm golin e Dovbyk në fillimin e takimit.

Kjo fitore, e ngjit Atletico-n në vendin e katërt me 61 pikë, 4 pikë më pak se Girona e vendit të tretë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy