
Mesfushori Paul Pogba, ka reaguar për herë të parë, pasi u pezullua nga FIFA për katër vitet, për përdorim të doping.
Pogba thotë se vendimi është i gabuar, ndërsa pranon se është tronditur nga kjo. Francezi u shpreh se vendimin do e apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
Sot u informova për vendimin e Gjykatës Kombëtare Antidoping dhe besoj se vendimi është i gabuar. Jam i trishtuar, i tronditur dhe zemërthyer. Gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time si lojtar profesionist më është hequr. Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, e gjithë historia do të jetë e qartë, por unë kurrë nuk kam marrë me vetëdije apo qëllimisht suplemente që shkelin rregullat antidoping.
Si një sportist profesionist nuk do të bëja kurrë asgjë për të përmirësuar performancën time duke përdorur substanca të ndaluara dhe nuk kam respektuar apo mashtruar kurrë sportistë dhe tifozë të tjerë të ndonjë prej skuadrave ku kam luajtur. Si rezultat, vendimin e sotëm do ta apeloj në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.



