
FIFA ka vendosur pezullimin e 3 kombëtareve ditën e sotme. Kenia, Pakistani dhe Zimbabve, janë përjashtuar nga futbolli botëror.
Në kongresin e 72-të të FIFA-s, që po mbahet në Doha në Katar, është vendosur për pezullimin e e 3 kombëtareve dhe shkak për këtë është bërë ndërhyrja e politikës në federatat e futbollit të këtyre vendeve.
Në të tre shtetet politika ka marrë nën menaxhim futbollin e vendit, diçka që është e ndalur rreptësishtë nga FIFA, që ditën e sotme njoftoi edhe dënimin.



