Manchester United, interes për Conor Gallagher

Manchester United, interes për Conor Gallagher

 Dihet se Manchester United do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së dimrit.

Tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ po punohet me shumë seriozitet për ta ndryshuar historinë dhe të shtojnë titujt në vitrinën e tejmbushur.

Vlen për tu ripërmendur se anglezët konsiderohen një ndër ekipet më të pasur dhe traineri Ruben Amorim në bashkpunim me drejtuesit po i bëjnë mirë llogaritë për fazën më deçizive të sezonit. 

Portugezi e ka deklaruar objektivin e rradhës dhe bëhet fjalë për Conor Gallagher. 

Mesfushori po zhvillon sezonin e dytë me Atletico Madridin dhe konsiderohet një ndër më cilësorët e 11-shes së Diego Simeones. 

Përpara këtij interesi, sipas ‘ EstadioDeportivos ‘ ‘’ Los Colchoneros ‘’ pranojnë të negociojnë duke filluar nga 30 milionë euro. 

Kontrata e ishi-t të Chelseat skadon në 2029-tën dhe gjigandët e Anglisë dhe jo vetëm do të tentojnë ta rikthejnë në Premier League. 

Sezonin aktual nxënësi i ‘’ El Cholos ‘’ numëron 2 gola në 16 sfida dhe në secilën prej tyre ka spikatur. 

Mënyra se si luan i ka dhënë siguri ish trainerit të Sporting Lisbonës, i cili shquhet si për aspektin ofensiv dhe atë defensiv dhe mund ti japë një tjetër ritëm lojës së Manchester United. 

Megjithatë numri një i stolit të madrilenëve e ka të qartë se për të luftuar për tituj duhet medoemos të sigurojë qëndrimin e peshave të rënda në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ por duhet patur parasysh se në rastin e një ofertë të konsiderueshme nga Joel dhe Avram Glazer do të rezultonte e vështirë arritja e këtij objektivi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy