
Momenti aktual i Romës ka lënë shumë për të kuptuar dhe Jose Mourinho duhet të bëjë zgjedhjet e duhura në merkato për ti bërë më kompetitive kryeqytetasit .
Me vetëm 19 pikë pas 12 ndeshjesh në Scudetto, sigurisht që ‘’ Verdhekuqtë ‘’ duhet të reflektojnë për të mos mbetur në vendnumëro dhe ‘’ The Special One ‘’ e shikon rrugëdaljen tek transferimet .
Humbja tenistike me shifrat 6-1 në fushën e modestëve të Bodo Glimt i ka tronditur kryeqytetasit por gjithsesi ishi i Manchester United do të ketë luksin për të deklaruar çdo emër në merkato dhe presidenca vendase është vënë në dispozicion të peticioneve të gjigandit të trainingut.
Karriera brilante e trainerit 58 vjeçar i jep privilegjin të jetë i ‘’ përkëdhelur ‘’ tek kjo skuadër që do të ndryshojë historinë në Scudetto dhe në Europa League . Sipas Calciomercato dhe Il Messaggero objektivi i rradhës është Leandro Paredes , lojtar që e ka provuar ndjesinë e veshjes së fanellës së Romës edhe në të kaluarën .
Por problemi në këtë operacion do të jetë vlera e lartë e kartonit të argjentinasit , për të cilin Paris St Germain pagoi 40 milionë euro tek Zeniti përpara dy sezonesh dhe vetëkuptohet se ‘’ Les Pariziens ‘’ nuk do të kërkojnë të dalin të humbur për kampionin në fuqi të Kupës së Amerikës me ‘’ Albicelestët ‘’.
Duke iu referuar të ardhmes , sigurisht që Leandro Paredes ka shumë shanse për të qenë protagonist me kuq e blutë të cilët kanë formuar një skuadër yjesh dhe do të luftojnë për fitimin e Champions Leagues , arsye që me shume gjasa do të evitojë largimin e 27 vjeçarit nga ‘’ Parque de Prince ‘’ .
Në merkaton e 2017- tës rusët e transferuan për 23 milionë euro ‘’ El Herederon ‘’ duke i bërë një favor të madh sepse në të tashmen është pjesë e një skuadre kampionësh të cilës i ka mbetur peng vetëm fitimi i Champions Leagues .
Nëse bëhen analizat në këtë prizëm, shanset për të braktisur Parisin janë pothuajse të zeruara sepse e pret një e ardhme e shkëlqyer me francezët të cilët kanë përgatitur terrenin për të bërë goditjen e madhe me Mauricio Pochettinon në stol .



