Zyrtare, Kosova shkarkon trajnerin Bernard Challandes

Zyrtare, Kosova shkarkon trajnerin Bernard Challandes

Bernard Challandes nuk është më trajneri i Kosovës. Ishte përfolur prej kohësh për një shkarkim të mundshëm të trajnerit zviceran, por humbja e djeshme ndaj Gjeorgjisë, i ka vënë vulën shkarkimit.

Challandes në konferencën për shtyp me presidentin e FFK, Agim Ademi, është shfaqur i mërzitur, duke thënë se te Kosova ka kaluar momente të bukura.

“Jam i pikëlluar që kemi ardhur në këtë ditë, në fillim punova me të ndjerin Vokrri dhe më pas Ademin. Kemi bërë gjëra të mira me futbollistët dhe ka qenë një gjë e mirë puna me ta. Kam kaluar momente të bukura falë edhe bashkëpunimit. Dua të falënderoj të gjithë drejtuesit, lojtarët dhe tifozët. Nga kënaqësia e madhe erdhëm në ditën që duhet të them se është një pikëllim për kaq kohë që kaluam bashkë”, u shpreh Challandes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy