
Mirlind Daku, ka bërë një lëvizje të rëndësishme në karrierë. Sulmuesi 25-vjeccar shkëlqeu në Slloveni me fanellën e Mura dhe tashmë do të vazhdojë në karrierën në Rusi. Rubin Kazan, ka blerë kartonin e futbollistit shqiptar, teksa ka paguar në arkat e Osijek plot 1.5 milionë euro. Klubi kroat, kishte në pronësi kartonin e Dakut dhe ka arkëtuar një shifër të majme. Kujtojmë se pak kohë më parë, sulmuesi mori edhe pasaportën shqiptare, ndërsa ka mundësinë për të luajtur për kombëtaren e Shqipërisë.



