
Objektivat e Manchester City-t në funksion të sukseseve t֝ë së ardhmes vazhdojnë të paluhatur. "Dështimi" në Uefa Champions League i ka dhënë për të kuptuar Pep Guardiolas se duhet të bëjë ca modifikime në lidhje me organikën për të avancuar ashtu siç duhet për më tej. Merkatoja e verës po afron dhe drejtuesit e "The Citiziens" janë shumë të entuziazmuar me mesfushorin e Aston Villas Jack Grealish që është shëndërruar në një lojtar shumë të preferuar në Europë .
Duke qenë se objektivat e bardhekaltërve janë gjithmonë kapja e majës është e natyrshme që të pretendohet transferimi në "Etihad Stadium" i lojtarëve me peshë. Sipas "The Sun" dhe "Daily Mail", kampioni në fuqi i Premier Leagues është i gatshëm të derdhë në arkat e londinezëve 116 milionë euro. Nëse konsiderohen transferimet historike të Premier Leagues në rastin e konkretizimit të mundshëm Jack Grealish do të ishte lojtari më i shtrenjtë i historisë së Premier Leagues, duke kaluar edhe Paul Pogban.
Aktualisht 25-vjeçari po përfaqëson kombëtaren e "Tre Luanëve", por parashikimet për merkaton e verës lënë për të kuptuar se e ardhmja e tij do të determinohet me finalizimin e Europianit.
Negociatat e deritanishme kanë ecur shumë mirë dhe mund të thuhet me bindje të plotë se gjithçka është në favor të Manchester City-t për t’ia rrëmbyer londinezëve yllin e tyre.
25 vjeçari e ka mbyllur sezonin me statistika të përmirësuara dhe tepër entuziazmuese sepse në 27 ndeshje ka shënuar 7 gola dhe ka ditur të shërbejë me efikasitet me 10 asiste për shokët e skuadrës, duke treguar se mbetet i pazëvëndësueshëm për skemat e Dean Smith.



