Eric Garcia, objektiv i Paris St Germain

Eric Garcia, objektiv i Paris St Germain

 Mungesa e marrëveshjes në lidhje me rinovimin e kontratës me Barcelonën, e ka vënë në pikpyetje qëndrimin e Eric Garcias.

 Nga kjo situatë kanë menduar të përfitojnë drejtuesit e Paris St Germain, të cilët do të tentojnë transferimin e mbrojtësit në ‘’ Parque de Prince ‘’ gjatë merkatos së janarit. 

Sipas ‘ Sport ‘, traineri Luis Enrique ia ka bërë me dije bordit drejtues dhe këta të fundit sigurisht do të japin maksimumin për t’ia realizuar dëshirën. 

Me ‘’ Luchon ‘’ në stol ‘’ Les Pariziens ‘’ pas shumë vitesh fituan Champions Leaguen, ëndërra në sirtar e Nasser Al Khelaifit. 

Numri një i stolit e njeh shumë mirë 24 vjeçarin, i cili e ka eksperiencën për të përfaqësuar çdo ekip elite dhe në fakt francezët po hasin vështirësi, sidomos në qendrën e mbrojtjes. 

Megjithatë, Joan Laporta është shprehur menjëherë në lidhje me Eric Garcian, duke bërë me dije se prioritet është qëndrimi në ‘’ Camp Nou ‘’, pavarësisht se siç dihet oferta e sheikut nga Katari mund të jetë tunduese. 

Pretendimi i tij është zgjatja e kontratës me nxënësin e Hansi Flickut deri në 2030-tën por gjithsesi parizienët do ta bëjnë tentativën e tyre. 

Mendohet se influenca e Luis Enriques mund ta avantazhojë disi kampionin e Ligue 1, një ekip i cili të fut frikën dhe synon ta shtrijë protagonizmin në çdo kompeticion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy