
Kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi, në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, foli për humbjen e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite, për të cilën tha se ishte një befasi e bukur.
Sipas Kasmit, te kjo fitore e Arabisë Saudite, ndikoi dora e Zotit, ndërsa i quajti si ekip amator, duke krahasuar lojtarët.
Ishte një befasi e bukur. Ne përqendrohemi vetëm te Argjentina, por lajm prodhon Arabia Saudite. Ishte një nga ndeshjet që dhuroi emocion, ndryshe nga ndeshjet e tjera.
Mendoj se më tepër se dora e trajnerit të Arabisë, ishte dora e Zotit. Dukej që ishte dora e Zotit te fati që i solli fitoren Arabisë. Janë dy skuadra që nuk krahasohen me lojtarë. Çfarë analizë mund të bësh mes një ekipi amator dhe një ekipi pretendent për të fituar trofeun.
Mbi të gjitha ka të bëjë, vendosja e një ekipi në fushë, që luajti me zemër për të marrë fitoren.



