Akordi me Luis Enriquen , trainer që pretendohej edhe nga Chelsea, tanimë i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Paris St Germain në lidhje me merkaton e verës.
Pritet që tek ‘’ Les Pariziens ‘’ të ketë transferime të bujshme, duke patur parasysh se prej vitesh synohet fitimi i Champions Leagues.
Në këtë aspekt traineri asturian e ka eksperiencën e duhur pasi në të kaluarën triumfoi me Barcelonën dhe do të synojë të njëjtën gjë edhe me kampionët në fuqi të Ligue 1.
Sipas spanjolles ‘ Defensa Central ‘ Rodrygo Goes preferohet nga ishi i ‘’ La Furia Rojas ‘’ dhe ndoshta gjatë kësaj periudhe mund të tentohet edhe shkëmbimi me Kylian Mbappe, prioritet për ‘’ Los Blancos ‘’ në çdo merkato.
Megjithatë, përgjigjja e 22 vjeçarit ka rezultuar e menjëhershme, pa dyshim negative për arsye se objektivi i sulmuesit është vijimi në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , sidomos pas largimit të Karim Benzemas , lojtar që la gjurmë në historinë e kryeqytetasve .
Pavarësisht potencialit të Nasser Al Khelaifit , një fakt i cili duhet theksuar është se Paris St Germain mund të jetë rival në Champions League në të ardhmen për Real Madridin dhe në këtë rast përforcimi i parizienëve do të konsiderohej një gabim i pafalshëm nga ana e madrilenëve.
Në sezonin e shkuar nxënësi i Carlo Ancelottit arriti të kontribojë me 19 gola dhe 10 asiste në 57 sfida , i konsideruar njëkohësisht një ndër më të mirët e ‘’ Los Merengues ‘’ në repartin e avancuar .
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.