Pasuesi i Griezmann, Barcelona prezanton sulmuesin holandez

Pasuesi i Griezmann, Barcelona prezanton sulmuesin holandez

Barcelona ka prezantuar ditën e sotme afrimin e ditës së fundit të merkatos, Luuk de Jong. Sulmuesi u mor nga skuadra e Sevillas dhe do të zëvendësojë Antonie Griezmann, i cili po ashtu në ditën e fundit la Barcelonën, për të kaluar tek Atletico Madrid.

De Jong ishte përforcimi i gjashtë i katalanasve gjatë verës. Te kjo skuadër u zyrtarizuan edhe Sergio Aguero, Memphis Depay, Eric Garcia, Demir, dhe Emerson, i cili më pas u transferua te Tottenhami.

“Është kënaqësi që jam këtu dhe shpresoj të kem një sezon të mirë e të luftoj për të shkruar historinë. Dua t’i fitoj të gjithë titujt. Është e rëndësishme sepse kam arritur te klubi më i mirë në botë. E kam fituar Ligën e Evropës por të luash për Barçën është ëndërr që bëhet realitet dhe shpresoj të kaloj sa më mirë këtu”, u shpreh De Jong.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy