Barcelona i ofron Dest Manchester United

Barcelona i ofron Dest Manchester United

 Xavi Hernandez vijon të jetë i pakënaqur me rendimentin e Sergino Dest , në një pozicion që gjithmonë është konsideruar shumë delikat për spanjollët .

Drejtuesit e ‘’ Blaugranëve ‘’  kanë filluar tratativat për ti gjetur një tjetër strehë amerikanit i cili duhet të aktivizohet në mënyrë të pandërprerë për të fituar besimin e duhur dhe të jetë  protagonist në të ardhmen .

Rezultatet kanë qenë të menjërshme sepse natyrisht konsiderohet një situatë emergjente dhe sipas  ‘ 90min’ 21 vjeçari i është ofruar Manchester United . 

Aaron Wan- Bisaka dhe  Diego Dalot vijojnë të çalojnë dhe ‘’ The Red Devilsat ‘’ prej kohësh po kërkojnë një element cilësor që do të mund të garantojë mbarëvajtjen e këtij pozicioni në një afat të gjatë kohor.

Një transferim në ‘’ Old Trafford ‘’ do të ishte një ritakim me Erik Ten Hag , trainer me të cilin shijoi një eksperiencë shumë të bukur tek Ajax Amsterdami dhe favori i Sergino Dest në këtë rast është se numri një i stolit i njeh shumë mirë cilësitë dhe mund t’ia krijojë komoditetin edhe tek anglezët. 

Megjithatë për amerikanin do të zhvillohet edhe një derbi londinez ndërmjet Chelseat dhe Tottenhamit por paraprakisht opsioni më ideal konsiderohet Manchester United sepse do të gjente mbështetjen e Erik Ten Hag i cili e ndihmoi shumë tek kryeqytetasit .

Në Manchester  entuziazmi vijon të jetë i madh sepse Erik Ten Hag bëri mirë në të kaluarën tek hollandezët me të cilët arriti fazën e gjysëmfinaleve të Champions Leagues dhe do të kërkojë të shpalosë vlerat tek 20 herë kampionët e Premier Leagues ku presioni është shumë herë më i madh por kapaciteti dhe eksperienca e akumuluar ndër vite mund ta ndihmojë në rrugëtimin në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.  

Barcelona përpos transferimeve do të fokusohet edhe tek mbushja e arkave për ti paraprirë vijimësisë dhe të mos hasë probleme në momente determinante në të cilat drejtuesve do ti duhet të shkelin gazin në funksion të përmirësimit të mëtejshëm .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy