Reja: Kundër Andorës nuk do bëj eksperimente, ta nisim aty ku mbyllëm Ligën e Kombeve

Reja: Kundër Andorës nuk do bëj eksperimente, ta nisim aty ku mbyllëm Ligën e Kombeve

Në prag të ndeshjes me Andorën trajneri i Kombëtares Edy Reja është shprehur optimist për fitoren. Ai ka deklaruar se lojtarët vijnë pas një formë të mirë dhe skuadra duhet ta nisë aty ku e mbylli në Ligën e Kombeve. Italiani më tej shtoi se nuk do të bëj eksperimente përsa i përket formacionit.

“Me Andorën duam ta fillojmë aty ku e lamë në Ligën e Kombeve. Kohët e fundit jemi rritur si kombëtare dhe Andora është një test që duhet ta vërtetojë këtë. Lojtarët kohët e fundit kanë qenë në formë dhe ky është detaj që krijon optimizëm. Përsa i përket objektivit përfundimtar nuk mund të bëj parashikime, por e sigurtë është se duhet ndryshuar mentaliteti. Është e qartë se nuk do të bëj eksperimente, pasi do të luajnë ata lojtarë që kanë krijuar mentalitetin e duhur. Përsa i përket Bajramit është një lojtar shumë interesant, por për ta aktivizuar na nevojitet një leje nga FIFA, që presim të na vijë sot ose nesër.”

Ndërkohë kapiteni Etrit Berisha deklaroi se nuk falet asnjë suprizë kundër Andorës, ndërsa shtoi se kombëtarja do tentojë suprizën për Botërorin.

“Kundër Andorës nuk duhet të lejohet asnjë suprizë. Ndeshjen e kaluar kemi bërë shumë gabime, që nuk do ti përsërisim. Jemi me moral të mirë, kemi kualitete dhe do tentojmë suprizën në kualifikuese,”-u shpreh kapiteni.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy