Trajneri i Napolit Genaro Gatusso në një intervistë për 'Sky Sporta' pas ndeshjesh me Napolin ka treguar se prej 12 vitesh po lufton me një sëmundje të quajtur Miastenia, e cila dobëson qepallat e syrit.
Gatusso, i cili ka patur një karrierë të mahnitshme si futbollist, thotë se dikur i kanë thënë që i kishte mbetur vetëm një muaj jetë, por sipas tij tani është mirë dhe nuk ka shanse të dorëzohet.
“Nuk kam qenë vetvetja për 12 vite. Dua t’ju apel të gjithëve, sidomos fëmijëve që kur shohin veten në pasqyrë e kuptojnë që diçka nuk shkon mirë: ‘Jeta është e bukur! Përqafojeni atë!’ Prej 10 vitesh po vuaj nga Miastenia, kjo është hera e tretë që po më ndodh me syrin tim, por gjithçka do t’i kthehet normalitetit. Kjo sëmundje të bën të ndihesh vërtet i lodhur duke të detyruar t’i shikosh gjërat dyfish. Vetëm një i çmendur si puna ime mund të vazhdojë të rezistojë. Megjithatë, kjo është jeta, sepse ka dhe gjëra më të këqija. Ka patur thashetheme se më ka mbetur dhe një muaj të jetojë, por qetësohuni, nuk jam duke vdekur. Kur të vdes, dua të jem aty ku kam jetuar gjithë jetën, në fushë,”-deklaroi Gatuzo.



