Laçi dhe Teuta kanë prodhuar një ndeshje për kornizë në kampionatin shqiptar. Kurbinasit triumfuan 4-3, aty ku dukej se golat nuk kishin të ndalur.
Teuta shënoi dy gola të shpejtë me Lorenco Vilën në minutën e 12-të dhe Kallakun në minutën e 16-të.
Gjithsesi kurbinasit reaguan menjëherë dhe vendosën baraspeshën me dy gola në dy minuta. Fillimisht ishte Akinyemi që shënoi në minutën e 22-të dhe më pas Babatunde shënoi të dytin në minutën e 24-t.
Edhe në pjesën e dytë spektakli nuk mungoi, me Ujkën që përmbysi rezultatin në 3-2 për Laçin në minutën e 68-të, ndërsa 6 minuta më vonë, Akinyemi shënoi të katërtin. Gruda rihapi sfidën në minutën e 90-të, por vetëm kaq, pasi Teuta nuk ia doli të shënojë edhe një tjetër.
Laçi ngjitet në vendin e 6-të me 26 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e parafundit me 21 pikë.



