Vajza nga Gjirokastra fiton vendin e 3-të në badibillding

Vajza nga Gjirokastra fiton vendin e 3-të në badibillding

Oriela Trako, 31-vjeçarja nga Lazarati ka zënë vendin e tretë në eventin INBA PNBA Natural Bodybuilding ku merrnin pjesë 50 shtete duke u vlerësuar me medaljen bronxit.

Ajo përfaqësoi Shqipërinë në këtë event të badibillding duke ngritur flamurin shqiptar mes 50 vajzave më të mira të botës.

Pas fitimit të medaljes së artë në këtë disiplinë të badibillding natyral, Oriela, pas një pune të madhe, pa asnjë mbështetje financiare nga shteti, ia doli që pasioni i saj për këtë sport të kurorëzohej me medaljen e bronxit në Las Vegas të ShBA-ve.

Vetëm pak muaj më parë Oriela rrëmbeu vendin e parë edhe si kampione absolute për femra në kampionatin e 6 natyral bodybuilding i cili u zhvillua në qytetin e Vlorës.

Rrugëtimin në këtë sport ajo e ka zhvilluar së bashku me trajnerin e saj kampionin gjirokastrit Nikollaq Muço i cili pa tek Oriela cilësitë e një sportisteje të prirur për këtë sport.

Oriela Trako në një intervistë për MCN një muaj më parë shprehu se e kishte ëndërr këtë kompeticion, të cilën arriti ta bëjë realitet duke përfaqësuar Lazaratin, Gjirokastrën dhe Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy