
Liverpool u rikthye te fitorja në kampionat dhe këtë e bëri duke mposhtur Tottenham-in, me rezultatin 4-2.
Një ndeshje spektakolare në “Anfield”, aty ku vendoasit nuk zhgënjyen. Pjesa e parë, foli e gjitha për vendasit, që shënuan dy herë me Salah dhe Robertson.
Edhe në të dytën, skuadra e Klopp, realizoi dy gola të tjerë me Gakpo dhe Eliott. Me fitoren të siguruar, Liverpool, lëshoi pak terren dhe miqtë, shënuan dy herë me Son dhe Richarlison. Kjo është humbja e katërt radhazi për Tottenham-in, që mbetet në vendin e pestë me 60 pikë, 7 më pak se Aston Villa e vendit të katërt.
Liverpool-i, me këtë fitore, mban vendin e tretë me 78 pikë, 5 pikë më pak se Arsenali kryesues.



