Chelsea ‘’ peshkon ‘’ në  Ekuador

Chelsea ‘’ peshkon ‘’ në Ekuador

Eleminimi nga çerekfinalet e Champions Leagues e ka agravuar situatën tek Chelsea , skuadër e cila pas invetimit të fuqishëm të Todd Boehly-t në dy merkatot e fundit akoma nuk po e gjen vetveten.

Një ndër objektivat e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ sigurisht vijon të jetë gjetja e talentëve dhe këtë fakt e kanë konfirmuar me transferimin e Andrey Santos , Carney Chukwuemeka, dhe së fundmi janë ndalur në Ekuador, tek Indipendiente del Valle .

Mesfushori Kendry Paez Andrade i ka bindur drejtuesit e kryeqytetasve , të cilët sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano kanë ofruar 20 milionë euro përfshirë edhe bonuset për 15 vjeçarin.

Ky rast është i ngjashëm me atë të Endrick Felipes, i cili nuk mund të lëvizë nga Brazili pa i mbushur 18 vite. Kendry Paez Andrade po e justifikon bindshëm interesin e Chelseat , sidomos në Kupën e Amerikës se Jugut në kategorinë e moshave , kompeticion në të cilin Ekuadori është kualifikuar për në Botërorin që do të zhvillohet në Indonezi. 

Mënyra e lojës së tij e ka lënë të mahnitur trainerin Martin Anselmi , i cili gjatë një interviste për ‘’ Debate Futbol ‘’ është shprehur me superlativa për nxënësin e tij duke nxjerrë në pah cilësitë , ndër të cilat spikat efikasiteti në metrat e fundit , interpretimi i lojës dhe gjithashtu rikuperimi i shpejtë i topave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy