
Barcelona vazhdon të vuajë problemet me dëmtimet e shumta për këtë sezon. Sikur të mos mjaftonte humbja në “Cam Nou”, ndaj Rayo Vallecano, trajneri Xavi ka humbur edhe një lojtar.
Mbrojtësi anësor, Sergino Dest, pësoi një dëmtim muskulor, duke u largua nga fusha e lojës para kohe.
Pas analizave të detajuara mjekësore, u zbulua se amerikanit i duhen të paktën katër javë për t’u rikuperuar, çka do të thotë se për të sezoni mund të quhet i mbyllur.
Në këtë sezon, 21-vjeçari është aktivizuar në 21 ndeshje me katalanasit dhe ka në llogarinë e tij tre asiste.



