
Teuta luan duke filluar nga ora 21:00, ndaj irlandezëve të Shamrock Rovers, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë në Conference League.
Pak para ndeshjes, trajneri i kampionëve të Shqipërisë, Edi Martini ka bërë zgjedhjet e tij. Në portë është Stivi Frashëri, ndërkohë që nuk ndryshojnë as krahët e mbrojtjes me Todorovskin dhe Kotobellin. Arapi dhe Dragarski plotësojnë katërshen e mbrojtjes.
Daja dhe Karabeci rreshtohen në mesfushë, ndërsa Kallaku ka detyrën të bëjë fantazistin, pasi është vendosur pas Taulant Seferit.
Me mungesën e Plakut, në të majtë të sulmit vendodet Jackson, ndërsa në krahun tjetër Emiljano Vila.
FORMACIONET ZYRTARE:
Shamrock Rovers: Mannus, O’Brien, Lopes, Grace, Finn, Ëatts, Toëell, O’Neill, Scales, Mandriou, Gaffney.
Teuta: Frashëri, Todorovski, Kotobelli, Arapi, Dragarski, Daja, Karabeci, E. Vila, Kallaku, Jackson, Seferi.



