Pritej të kalonte te Cagliari, por Nainggolan transferohet te skuadra tjetër europiane

Pritej të kalonte te Cagliari, por Nainggolan transferohet te skuadra tjetër europiane

Radja Nainggolan vetëm pak ditë më parë ndërpreu kontratën me skuadrën e Interit dhe nga ajo kohë është lojtar i lirë.

Pasi ndërpreu bashkëpunimin me skuadrën ziklatër, pritej që mesfushori të transferohej te Cagliari, por nuk do të ndodhë kështu. Belgu priti një ofertë nga klubi nga Sardenja, e cila nuk erdhi gjatë këtyre ditëve dhe kështu lojtari vendosi të mos presë më.

Sipas mediave belge, Nainggolan ka vendosur të transferohet në Belgjikë. Thuhet se 33-vjeçari ka arritur marrëveshjen me Antwerp dhe do të vazhdojë aty karrierën.

Futbollisti do i nënshtrohet sot vizitave mjekësore dhe më pas do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me skuadrën belge.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy