Tirana shkëlqen në Shkodër, mposht Vllazninë dhe kryeson e vetme

Tirana shkëlqen në Shkodër, mposht Vllazninë dhe kryeson e vetme

Tirana nuk di të ndalet në kampionat. Bardheblutë kanë mposhtur edhe Vllazninë ditën e sotme, duke regjistruar fitoren e 4-t radhazi.

Në sfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi” e vlefshme për javën e 7-të, Tirana e Orges Shehit, u shfaq në formë shumë të mirë, duke marrë 3 pikë më shumë vlerë, të cilat e dërgojnë në vendin e parë me 17 pikë, 3 pikë më shumë se ndjekësit e Kukësit.

Ndeshja nisi menjëherë me rast, ku të dyja skuadrat luanin në sulm, për të gjetur golin e avantazhit. Në minutën e 25-të, ishte Redon Xhixha, i cili pasi u shkëput, e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin të tijve. Fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje, por pas konsultimit me VAR, u konsiderua i rregullt.

Pjesa e dytë nisi me Vllazninë më kërkuese, me shkodranët që po tentonin me sulme të njëpasnjëshme, por pa sukses për të gjetur golin. Në minutën e 70-të, kryeqytetasit mbetën me 10-lojtarë, pasi Toli u ndëshkua me karton të kuq, për ndërhyrje të ashpër ndaj Da Silvas.

Pas kësaj, Vllaznia u hodh e tëra në sulm, duke lënë hapësira të mëdha në prapavijë. Nga kjo përfitoi Tirana, që me kundërsulm, ia dolën të shënojnë edhe të dytin, me autor Taulant Seferin.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy