Interi u mposht nga Empoli, Inzaghi: Nuk më kishte ndodhur kurrë rasti i Skriniar

Interi u mposht nga Empoli, Inzaghi: Nuk më kishte ndodhur kurrë rasti i Skriniar

Interi pësoi humbje në kampionat, teksa u mposht minimalisht nga Empoli në shtëpi, në një ndeshje, ku zikaltërit luajtën për shumicën e kohës me 10 lojtarë, pasi Skriniar u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 40-të.

Pas ndeshjes, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, u shfaq i zhgënjyer, ndërsa tha se nuk i kishte ndodhur kurrë, që një lojtar i tij të ndëshkohej me dy kartonë të verdhë në pjesën e parë.

Të vjen keq pasi kemi pësuar gol në kundërsulm nga dëshira e tepërt për të fituar. Ndeshja u luajt në mënyrën e duhur taktikisht, por dhe kartoni i kuq për dy të verdhë që në pjesën e parë nuk më kishte ndodhur asnjëherë në 7 vite si trajner. Shpesh i zëvendësoj vetë lojtarët e ndëshkuar me të verdhë.

Duhet të jesh shumë më i fortë në këto momente, është normale që në ndeshjet e fundit jemi nervozuar shumë, por jo vetëm për fajin tonë. Kanë ndodhur gjëra të çuditshme, por ne duhet të shkojmë përtej kësaj dhe humbjeve. Kjo humbje na penalizon, por kemi mbyllur pjesën e parë të kampionatit me 37 pikë dhe përveç Napolit, të gjithë të tjerët jemi aty.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy